Kosova ka pasur gjatë 24 orëve të fundit, 14 raste vdekjeje nga COVID-19, duke e çuar në total numrin e viktimave në 341 persona që prej nisjes së pandemisë.
Sa i takon identifikimit të rasteve të reja me koronavirus nga kryerja e 506 testimeve, 172 persona kanë rezultuar pozitivë.
Deri tani numri total i rasteve pozitive është 10 419 raste nga 41 152 persona të dyshimtë me virus që janë testuar.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 114 pacientë duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve deri më sot në 6.058 raste, kurse numri i rasteve aktive është 4.020.
Rastet pozitive të 24 orëve të fundit janë kryesisht nga Prishtinë me 78 raste, Gjilani me 19 raste dhe Mitrovica me 15 raste.