Kosova po ecën me hapa galopante. Vetëm 3 vite nga pranimi në UEFA dhe në FIFA, është pranë realizimit të një objektivi të jashtëzakonshëm, kualifikimin në Kampionatin Europian të Futbollit që do të mbahet verën e ardhshme.
Triumfi i së shtunës ndaj Republikës Çeke 2-1 ka bërë xhiron e mediave botërore dhe së fundmi edhe BBC i ka kushtuar një shkrim të gjatë këtij suksesi, duke përmendur të gjitha vështirësitë në të cilat ka hasur Kosova në futboll, e cila për vite me radhë u udhëhoq nga Fadil Vokrri, i cili u nda nga jeta në vitin 2018, duke mos mundur të shijojë suksesin që është duke marrë Kosova.
Ndër të tjera, BBC shkruan se menjëherë pas shpalljes së Pavarësisë në vitin 2008, ky vend ka bërë fushatë tetëvjeçare derisa u pranua në UEFA dhe FIFA, ndërsa ka ende shumë shtete që nuk e njohin ekzistencën e Kosovës.
“Shkëlqimi i këtij populli të ri dhe me shumë probleme nga Ballkani në skenat më të mëdha të futbollit, ishte ëndërr e të gjithëve. Mirëpo, është një figurë që nderohet mbi të gjithë, ndërsa tregimi për të ndihmon në shpjegimin e origjinës së këtij ekipi special.
Shkëlqimi i këtij populli të ri dhe me shumë probleme nga Ballkani në skenat më të mëdha të futbollit, ishte ëndërr e të gjithëve. Mirëpo, është një figurë që nderohet mbi të gjithë, ndërsa tregimi për të ndihmon në shpjegimin e origjinës së këtij ekipi special”.
Më tej, vëmendja përqendrohet te Fadil Vokrri, i cili ishte vendimtar në fushatën e Kosovës për t’u pranuar në organizatat e mëdha të futbollit. “Ai konsiderohet hero në vendin e tij. Pas vdekjes, stadiumi i kryeqytetit mori emrin e tij”, shkruan BBC.
Artikulli i BBC vazhdon me tregimin për vështirësitë dhe të gjitha sakrificat nga Pavarësia e Kosovës deri te pranimi në UEFA, ndërsa fokusi kryesor është te biografia, reputacioni, karriera dhe përpjekjet e Vokrrit për avancimin e futbollit në vendin tonë. Bashkëngjitur artikullit, BBC ka publikuar edhe disa foto historike të Kosovës.
Aktualisht, Kosova renditet në vendin e dytë në grupin që udhëhiqet nga Anglia me një pikë më shumë, ndërsa do të ndeshet me këtë të fundit mbrëmjen e së martës në “Wembley”.
Por këto eliminatore nuk janë e vetmja mundësi për Kosovën që të bëhet pjesë e Euro 2020, pasi përfaqësuesja e drejtuar nga zvicerani Bernard Challandes do të ndeshet me Maqedoninë në Ligën e Kombeve dhe në rast fitoreje do të jetë në finale me fituesin e çiftit Bjellorusi-Gjeorgji.