Kosova ka një popullsi prej 1.586.659 banorë rezidentë.
Prej tyre 795,046 janë meshkuj dhe 791,614 janë femra.
Kjo shifër nuk përfshin diasporën.
Agjencia e Statistikave publikoi të dhënat paraprake për Regjistrimin e Popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave në Kosovë.
Ndërsa rezultatet përfundimtare pritet të publikohen në dhjetor 2024 dhe nuk pritet të ndryshojnë shumë nga të dhënat paraprake, dhe nga përvojat e vendeve të tjera ndryshimi është nga 1-3%.
Prishtina është komuna ku është përqendruar numri më i lartë i qytetarëve, pasuar nga Prizreni dhe Ferizaj.
Mosha mesatare e popullsisë në vitin 2011 ka qenë 29.97 vjet ndërsa në vitin 2024 mosha mesatare është 34.82 vjet, një rritje prej 4.85 vjet.
Megjithëse Kosova pritet të ketë sërish moshën më të re në Europë.
Sa i përket gjinisë, ka një barazi gati perfekte. Meshkujt dominojnë me një përqindje shumë të vogël krahasuar më vitin 2011. Por këtë vit rezultati është se 50.1% janë meshkuj ndërsa 49.90 janë femra.
Në katër komunat veriore të Kosovës, Leposaviq, Zubin Potok, Mitrovicë e Veriut dhe Zvecan pati një bojkotim të procesit në masë të madhe.
I pranishëm në këtë ceremoni ishte edhe kryeministri Albin Kurti i cili deklaroi se regjistrimi i popullsisë ishte një nga projektet më me prioritet i qeverisjes së tij për këtë vit.
Ai tha se regjistrimi është përkushtim për t’i adresuar nevojat e të gjithë qytetarëve dhe për shpërndarjen e drejtë të investimeve.
Regjistrimi i popullsisë zgjati 7 javë nga 5 prill deri më 24 maj 2024.
Ndërsa për diasporën regjistrimi vijon deri në fund te gushtit. Ky është regjistrimi i dytë pas shpalljes së pavarësisë.