Kosova ka regjistruar 14 vdekje nga koronavirusi, numri më i lartë i viktimave që nga fillimi i vitit 2021.
Instituti i Shëndetit Publik njoftoi se nga 1468 testime, janë konfirmuar 289 raste të reja positive. Pjesa më e madhe e tyre u identifikuan në Prishtinë, Gjakovë dhe Podujevë. Në 24 orët e fundit, 303 pacientë e kanë mposhtur pandeminë për një total prej mbi 50 mijë të shëruarish.
Pas këtij bilanci, numri total i rasteve positive në Kosovë ka shkuar në mbi 57 mijë, prej të cilëve kanë vdekur 1447 persona, ndërsa mbeten aktive mbi 5 mijë raste.
IKSHPK përsëriti thirrjen për zbatimin e të gjitha masave të përgjithshme dhe specifike për mbrojtjen nga pandemia COVID-19, duke theksuar se shifrat vijojnë të jenë të larta nga neglizhimi i qytetarëve.