I dënuar me 35 vjet burg për vrasjen e 4 personave, djali i regjisorit të ndjerë Gjergji Xhuvani ka fituar lirinë për 1 ditë. Ai do të jetë sot në ceremoninë mortore të të atit.
Drejtoria e Burgjeve mësohet se i ka dhënë leje të burgosurit me kusht që të kthehet brenda ditës së sotme. Policë të burgjeve do ta shoqërojnë atë për të shmangur ndonjë situatë të rrezikshme.
Kujtojmë se Kostandin Xhuvani është dënuar me 35 vite burg, pa të drejtë lirimi me kusht, pasi është dënuar për vrasjen e 4 personave në një lokal nate, në zonën e Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, në vitin 2014.
*Foto kur mbërrin trupi i pajetë në Rinas