Kuriozitete Kostumi i Iron Man ekziston, marina britanike po e teston (Video)

Kostumi i Iron Man ekziston, marina britanike po e teston (Video)

Marina britanike  po teston kostume të ngjashëm me ato të Iron Man, sepse mund të përdoren gjatë një aksioni ushtarak për “të fluturuar” nga një anije te tjetra.

Bëhet fjalë për një “armaturë” me fibra karboni dhe është treguar edhe në raste të tjera. Por marina ka publikuar këtë herë këtë video për të dokumentuar si po shkojnë testet.

Edhe marina e Shteteve të Bashkuara të Amerikës po provojnë aksionet e simuluara me të njëjtat kostume.