Ish-ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias mori një telefonatë nga një person i panjohur që e kërcënoi se do t’i merrte jetën, njoftoi agjencia greke e lajmeve, ANA.
Telefonuesi, i cili telefonoi nga një linjë e hapur, tha se Kotzias do të ekzekutohej.
Ish-ministri ka marrë kërcënime të ngjashme edhe në të kaluarën për shkak të pozicionit të tij në çështjen e emrit të Maqedonisë.
Një prej rasteve ishte marrja, nëpërmjet postës, e një zarfi që përmbante plumba.