Kolegjit i Posaçëm i Apelimit ka shtyrë seancën për ish-prokuroren, Rovena Gashi.
Ish-Prokurorja kishte zgjedhur motrën e saj, Ema Gashin si ndihmëse ligjore në këtë proces dhe vendimi i saj u refuzua nga KPA.
Në seancën dëgjimore të korrikut 2018, KPK ishte shprehur se Gashi ka mospërputhje me deklarimin e pasurisë. “Rezulton se ka mospërputhje mes çmimit për blerje të apartamentit, nuk ka deklaruar burime të ligjshme për këtë blerje, që nga pagesa e parë prej 30 mijë eurosh e më pas edhe për burimin prej 50 mijë eurosh”.
Sipas KPK-së, janë bërë deklarime të pasakta, janë kryer akte fiktive noteriale dhe janë dhënë përgjigje të pasakta për pyetjet e KPK-së.
KPA e ka këshilluar Rovena Gashin të zgjedhë një avokat, nëse e vlerëson të nevojshme.
Seanca e radhës pritet të mbahet më 23 prill.