Kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule nuk u surprizua nga vendimi i sotëm i KQZ-së që shpalli të pavlefshëm mandatin e Fredi Belerit. Në një deklaratë për mediat pas këtij vendimi, ai tha se KQZ u përdor nga kryeministri Rama, të cilin e akuzoi se do të vijojë projektin e tjetërsimit të pronave në Himarë.
“Fakti është se nuk kishim ndonjë iluzion për vendimine sotëm përmbyllet një proces politik i nisur me sulmin e Ramës më 6 maj 2023 në Himarë, kundër kandidatit Beleri, me spekulime në lidhje me intervistat e tij me tentativë denigrim personi, intimidim, gjuhë urrejtjeje e përçarjeje dhe përfundoi, sot me ndërprerjen e mandatit nga KQZ. Gjatë kësaj kohe janë të panumërta shkeljet e konventës europiane të kushtetutës së Shqipërisë e Kodit Zgjedhor. Për këto shkelje autori dhe frymëzuesi i rrëmbimit të Bashkisë së Himarës për të vijuar projektin e tjetërsimit të pronës në dëm të pronarëve të ligjshëm dhe në favor të klientelës së tij, kryeministri Rama përdori institucione që nuk duhet të kishin rënë pre e këtyre qëllimeve të Ramës. përdori segmente të polkicisë s ëhtetit, individë të drjetësisë dhe sot u përdor edhe KQZ”.
Dule theksoi se me ndërprerjen e mandatit të Belerit janë të panumërta shkeljet e konventës europiane dhe të kushtetutës së Shqipërisë.
“Fakti i sotëm e bën më të rëndë këtë kalvar shkeljesh, sepse KQZ duhet të jetë garanti i shtetit të së drejtës dhe demokracisë funksionale që është vota e lirë. Belerit nuk i është dhënë e drejta të zgjedhë. Më 14 maj zotit Beleri nuk iu dha e drejta e votës. Detyrimi kushtetues ndaj qytetarit Beleri nuk u përmbush, u pengua me artificie të të gjitha mënyrave dhe llojeve që të mos marrë detyrën, u shkel prezumimi i pafajësisë. U shkel e drejta e komunitetit himariot për të zgjedhur. Sot bashkia e Himarës drejtohet nga një i komanduar”.