Pak orë pasi vendosi që të shpallë të pavlefshëm mandatin e fituar nga Fredi Beleri më 14 Maj si kryebashkiak i Himarës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka komunikuar vendimin Kryeministrisë.
Pasi është vënë në dijeni nga KQZ, Kryeministria ka njoftuar zyrtarisht Presidencën për vakancën e krijuar në drejtimin e këtij institucioni të qeverisjes lokale.
Në shkresën drejtuar Presidencës, ekzekutivi kërkon edhe caktimin e datës së zgjedhjeve, për t’i hapur rrugën garës për kreun e ri të Bashkisë së Himarës.
Sakaq, sipas ligjit në fuqi Fredi Beleri ka 30 ditë kohë që të ankimojë vendimin e marrë nga KQZ në KAS.
Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule, që ishte i pranishëm përkrah Belerit në mbledhjen e paradites së sotme, ka paralajmëruar avokatët e tij do të ndjekin çdo procedurë për ta vijuar më tej betejën ligjore.