Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi t’i kalojë mandatet tre deputetëve të LSI, Ralf Gjonit, Nimet Musait në Fier dhe Enada Koçiraj në Vlorë.
Betimi i tyre do të bëhet në seancën e kësaj të enjteje në Parlament.
Në total, numri i ligjvënësve shkon në 96, 11 prej të cilëve opozitarë të rinj vetëm nga LSI.
Ndërkaq, KQZ konfirmon se u janë bërë njoftimet nominale 18 emrave të rinj për marrjen e mandatit të deputetit.
Ata kanë 10 ditë kohë të dorëzojnë formularin e vetëdeklarimit.