Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi sot për dhënien e mandatit të deputetit 4 kandidatëve të rinj nga listat shumë emërore të PD dhe LSI.
Kështu KQZ vendosi sot t’i japë mandatin e deputetit të Kuvendit, kandidatit të radhës në listën shumë emërore të Partisë Demokratike, Qarku Gjirokastër, Floriana Dhimitri.
KQZ vendosi t’i japë mandatin e deputetit të Kuvendit, kandidatit të radhës në listën shumë emërore të Partisë Demokratike, Qarku Korçë, Andi Përmeti.
KQZ vendosi t’i japë mandatin e deputetit të Kuvendit, kandidatit të radhës në listën shumë emërore të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Qarku Berat, Eugen Bojaxhi.
KQZ vendosi t’i japë mandatin e deputetit të Kuvendit, kandidatit të radhës në listën shumë emërore të Partisë Demokratike, Qarku Tiranë, Erion Piciri.
Ata pritet të betohen në Kuvend në seancën e radhës plenare.
Gjithashtu KQZ vendosi të regjistrojë “Partia Komuniste e Shqipërisë”, me kryetar Qemal Cicollari, si subjekt zgjedhor për organet e qeverisjes vendore, të datës 30 qershor 2019.
KQZ vendosi njoftimin e Këshillit Bashkiak Rrogozhinë, për vazhdimin e procedurave, për dhënien e mandatit kandidatit të listës shumë emërore të subjektit politik Partia Lëvizja Socialiste për Integrim, Adelina Ceka, për plotësimin e vendit vakant në këshillin bashkiak.