Kryebashkiaku i Kuçovës, Kreshnik Hajdari, është paraqitur mëngjesin e ditës së sotme në SPAK.
Hajdari ka qenë i shoqëruar nga avokati Theodhori Sollaku.
Nuk dihet arsyeja e thirrjes së tij në SPAK, por besohet se mund të ketë lidhje me dënimin e tij në Greqi.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi dje që të mos ia ndërpresë mandatin e kryebashkiakut Hajdarit, megjithëse Prokuroria e Përgjithshme dorëzoi provat se ai rezultonte i dënuar nga një Gjykatë në Greqi.