Bota Kremlini mohon të ketë pasur bisedë telefonike mes Trump dhe Putin: Mashtrim

Kremlini mohon të ketë pasur bisedë telefonike mes Trump dhe Putin: Mashtrim

Kremlini ka mohuar që Donald Trump dhe Vladimir Putin të kenë pasur një bisedë telefonike javën e kaluar, ku u përfol se presidenti i zgjedhur i SHBA-së i kërkoi udhëheqësit rus të mos përshkallëzojë luftën në Ukrainë.

Washington Post dhe Reuters raportuan se gjatë telefonatës, e cila thuhet se ka ndodhur në ditët pas zgjedhjeve në SHBA, Trump i kujtoi Putinit praninë e konsiderueshme ushtarake të Amerikës në Evropë.

Sipas disa burimeve të tjera, dyshja vazhdoi të diskutojë mbi qëllimin e paqes në kontinent, si dhe perspektivën e thirrjes së një takimi, për të shqyrtuar zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë.

Kremlini ka mohuar që një telefonatë e tillë të ketë ndodhur, duke e quajtur raportin e Washington Post “trillim i pastër”.

“Ky është shembulli më i qartë i cilësisë së informacionit të botuar në botime mjaft të njohura. Është krejtësisht i pasaktë. Ky është trillim i pastër; është thjesht informacion i rremë,” tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov.

Ai shtoi se Putin nuk ka “nuk ka plane specifike” për të folur me zotin Trump për momentin.