Zëdhënësi i Presidentit rus Vladimir Putin, Dmitry Peskov, ka pranuar për herë të parë se Rusia ka pësuar humbje të konsiderueshme trupash.
“Po, kemi humbje të konsiderueshme të trupave ushtarake dhe kjo është tragjedi për ne”, tha Peskov.
I pyetur nga Sky News nëse lufta në Ukrainë është një “poshtërim” për ushtrinë ruse për shkak të tërheqjes nga Kievi, Peskov u shpreh se ky është keqkuptim.
Sipas tij, tërheqja e trupave ruse nga Kievi është shenjë për të ulur tensionet pas bisedimeve të paqes.
“Ky është një akt i vullnetit të mirë për të ulur tensionet gjatë bisedimeve të paqes”, tha zëdhënësi i Kremlinit.