Kremlini ka reaguar ashpër pas akuzave që kanë ardhur në drejtim të Rusisë, që e lidhin atë drejtpërdrejtë me vrasjen e opozitari Alexei Navalny. Zëdhënësi Dmitry Peskov thotë se reagimi i Perëndimit është i papranueshëm, por shton se deklaratat e urrejtjes nga Shtetet e Bashkuara dhe Evropa nuk do të dëmtojnë Presidentin Vladimir Putin.
“Ne e konsiderojmë krejtësisht të papranueshme që të bëhen deklarata të tilla të neveritshme,” u tha gazetarëve zëdhënësi Dmitry Peskov .
“Këto deklarata, natyrisht, nuk mund të shkaktojnë asnjë dëm për kreun e shtetit tonë”, shtoi Peskov.
Ai thekson se hetimi për vdekjen e Navalny po vijon dhe po kryhet në përputhje me ligjin rus.
I pyetur se si reagoi Putin ndaj lajmit për vdekjen e Navalny, Peskov tha: “Nuk kam asgjë për të shtuar”.