Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora nuk ka ngurruar asnjëherë që të tregojë me krenari origjinën e saj.
Kjo u vu re në një detaj në veshjen e saj në eventin ‘Walpole British Luxury Awards’, që u mbajt në The Dorchester ku si përherë dukej e mrekullueshme.
E kuruar deri në detaje, artistja në paraqitjen e saj publike kishte veshur një fustan, i cili në qëndisje kishte edhe disa elemente tradicionale shqiptare.
Në pjesën e kraharorit të veshjes së Ritës, lulet ngjasojnë me veshjen tradicionale të grave të Hasit, si dhe detajeve me ar të punuara rreth duarve, të cilat janë karakteristikë e veshjeve me motive kombëtare.
Sjellim në vëmendje se në këtë mbrëmje Rita u shpërblye me çmimin “British Artistic Icon Award”, në vlerësim të stilit të saj si një ikonë e modës në Mbretërinë e Bashkuar.
Këtë lajm të bukur, Rita e ndau me ndjekësit e saj në Instagram, teksa publikoi disa foto të shkëputura nga ceremonia.
“’British Artistic Icon Award’, kaq e nderuar, faleminderit që më patët mua ‘British Luxury Awards’”, shkroi bukuroshja.