Është përuruar në Çeçeni ajo që konsiderohet të jetë sipas autoriteteve atje xhamia më e madhe në Europë. E quajtur sipas Profetit Muhamed, dhe me nofkën “krenaria e myslimanëve”, xhamia është ndërtuar në qytezën Shali, në periferi të kryeqytetit Grozni.
E ndërtuar për 7 vite, xhamia është edhe më e shtrenjta në Europë.
Xhamia është dekoruar brenda dhe jashtë me mermer të bardhë nga Greqia, është e pikturuar me flori dhe rrethohet kudo nga shandanë me kristale Swarovski. Sipas arkitektit dhe kuratorit të saj, xhamia mund të mirëpresë mbi 30 mijë vetë njëkohësisht.
Ndërsa brenda rrethimit të godinës, sipas autoriteteve mund të futen edhe 70 000 persona të tjerë.