Pas mbledhje së një dite më parë të Grupit Parlamentar ku kryetarit të Partisë Demokratike iu kërkua që të largohet nga drejtimi, Lulzim Basha ka thërritur sot krerët e degëve në rrethe. Këta të fundit kanë mbajtur në mbledhje një qëndrim kundër deputetëve.
“Deputetët duhet të jenë të kujdesshëm. Nëse kërkojnë dorëheqjen e Bashës të vënë edhe mandatin e tyre në tavolinë. Asnjë s’e ka fituar vetë mandatin, jemi edhe ne aksionarë të mandateve të tyre”, mësohet të ketë thënë kreu i degës nr 8 në Tiranë, Pëllumb Seferi.
Ndërsa kreu i degës së Mallakatrës, Agron Kapllanaj është shprehur se vendimi i 9 shtatorit për përjashtimin e Sali Berishës nuk mund të ndryshojë.
“Rruga më e thjeshtë është të hapim garë në PD. Të lëmë datën e zgjedhjeve dhe të hyjmë në zgjedhje. A na bën mirë kjo? Mendoj se jo. A i bashkon demokratët? Jo. Ndoshta do i dëmtojë më shumë, do çahet më shumë”, ka thënë Kapllanaj.
Ndërsa Ilir Koçia, kreu i Partisë Demokratike në Kuçovë që ka qenë kategorik se Basha nuk mund të largohet në këtë situatë.
“Si të ikë Lulzim Basha dhe ta lërë PD-në në ciklonin e përplasjeve me Sali Berishën? Nuk jam dakord. Ne na duhet zgjidhja. Kryetari e ka bërë të qarte se është i gatshëm për çfarëdo lloj zgjidhjeje”, ka thënë Koçia.