Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme duke riapeluar edhe një herë të bëhen pjesë e ftesë e ministrisë së Shëndetësiëë për tu bërë pjesë e bashkëqeverisjes përmes drejtimit të spitaleve.
Në një njoftim në facebook Rama paralajmëron se kanë mbetur edhe 24 orë të aplikuar për pozicionet e drejtuesve të spitaleve universitare dhe rajonale në vend.
“MIRËMËNGJES dhe ju uroj një ditë të mbarë me këtë ftesë të posaçme të Ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, drejtuar atyre që duan të sfidojnë veten dhe ndryshojnë realitetin, duke u bërë pjesë e bashkëqeverisjes përmes drejtimit të spitaleve tona
Kur kanë mbetur edhe 24 orë nga afati i fundit, po edhe për të promovuar këtë qasje të re në zgjedhjen e drejtuesve publikë, që do ta shtrijmë në çdo fushë shërbimesh për qytetarët:
Të gjithë të interesuarit që duan të aplikojnë për pozicionet e drejtuesve të spitaleve universitare dhe rajonale në vend, janë të ftuar të aplikojnë sipas procedurave të shpallura në Shërbimin Kombëtar të Punësimit, faqen web www.puna.gov.al dhe të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale www.shendetesia.gov.al
Dokumentacioni i kandidatëve do të dorëzohet pranë Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
Kandidatët do të testohen nga Komisioni i vlerësimit ad hoc, i cili do të përbëhet nga:
i. Përfaqësues i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale;
ii. Mjek me eksperiencë shumë-vjeçare në shërbimet spitalore;
iii. Dy menaxherë sipërmarrjesh të suksesshme;
iv. Drejtues i një Spitali jashtë vendit;
v. Ekspert ndërkombëtar në fushën e menaxhimit shëndetësor/spitalor, nga Organizata Botërore e Shëndetësisë
vi. Mjek i njohur me titull shkencor, i cili ushtron të drejtën e pensionit;
Suksese të gjithëve”, shkruan kryeministri.