Corbyn, në një intervistë për The Guardian, tha se ai do të shkonte në Bruksel në rast të fitores së Partisë Laburiste dhe do t’i kërkonte rinegociimin e kushteve të tërheqjes së Mbretërisë së Bashkuar nga BE.
Ai tha se parlamenti britanik duhet të refuzojë marrëveshjen që kryeministrja Theresa May arriti me Brukselin dhe se negociatat e Bashkimit Evropian për Doganën duhet të rifillojnë.
I pyetur se çfarë pozicioni do të kishin laburistët në rastin e një referendumi të ri mbi Brexit, Corbyn tha se partia do të vendoste mbi të.
“Por propozimi im në këtë kohë është të vazhdojë (Brexit) dhe të përpiqet të krijojë një bashkim doganor me BE ku mund të jemi një partner i barabartë tregtar”, tha Corbyn.