Mediat ukrainase bëjnë me dije se Shërbimi i Sigurimit të Ukrainës ka ekzekutuar një nga anëtarët e delegacionit që negociojë me Rusinë.
Denis Kireev, anëtarë i delegacionit ukrainas në bisedimet e para që u mbajtën në Gomel, u vra nën akuzën për tradhti të lartë.
Sipas burimeve të “Ukrainska Pravda”, Kireev u vra gjatë përpjekjeve të shërbimeve sekrete për ta arrestuar.
I njëjti burim zbulon se kishte prova të forta se ai transmetonte informacione sekrete në Rusi.