Ekonomi Krifca në Tokio: Nxitje e investimeve japoneze në bujqësi

Krifca në Tokio: Nxitje e investimeve japoneze në bujqësi

Nxitja e investimeve dhe projektet e përbashkëta në fushën e bujqësisë, ishin në fokus të takimit të delegacionit shqiptar të kryesuar nga kryeministri Edi Rama me drejtuesit e Agjencisë Japoneze të Bashkëpunimit Ndërkombëtar dhe Konfederatën e Dhomës Japoneze të Biznesit.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca, pjesë e delegacionit që po zhvillon një vizitë zyrtare në Japoni, informoi mbi temat e diskutuara në këtë takim.

“Takimet e vizitës zyrtare në Japoni nisën me drejtuesit e Agjencisë Japoneze të Bashkëpunimit Ndërkombëtar dhe Konfederatën e Dhomës Japoneze të Biznesit ku diskutuam nxitjen e investimeve dhe projekteve të përbashkëta në ndihmë të zhvillimit të biznesit në sektorët strategjikë në Shqipëri, ku bujqësia është padyshim një prej tyre”, u shpreh ajo.