Një pllakë gjigande akulli gati katër herë më e madhe se qyteti i New York-ut u shkëput nga Antarktida në detin Weddell, duke u bërë ajsbergu më i madh në botë, sipas Agjencisë Evropiane të Hapësirës.
Ajsbergu u pa në imazhet e fundit satelitore të kapura nga misioni Copernicus Sentinel-1, sipas agjencisë hapësinore në një deklaratë të postuar në faqen e saj të internetit me një foto të shtresës së madhe të akullit, të zgjatur.
Sipërfaqja e saj është 4,320 km katrore dhe ka përmasa 175 km e gjatë me 25 km e gjerë.
Për krahasim, sipërfaqja totale e tokës dhe ujit të qytetit të New York-ut është 1,213 km katrore ndërsa ishulli spanjoll i Mallorca në Mesdhe zë 3,640 km katrore.
Ky renditet si ajsbergu më i madh ekzistues në planet – duke tejkaluar ajsbergun A-23A, që është rreth 3,380 km katrore dhe po noton gjithashtu në detin Weddell.
Një tjetër ajsberg i madh në Antarktik ka humbur shumë nga masa e tij dhe është copëtuar, thanë shkencëtarët më parë këtë vit.
A-76 u zbulua së pari nga Sondazhi Britanik i Antarktikut dhe u konfirmua nga Qendra Kombëtare e Akullit e SHBA-ve, me qendër në Maryland duke përdorur imazhe nga Copernicus Sentinel-1, të përbërë nga dy satelitë me orbita polare.
Krijimi periodik i copave të mëdha të akullit është pjesë e një cikli natyror.