Aktualitet Krijoi llogari false në rrjetet sociale për të denigruar ish-të dashurën, arrestohet...

Krijoi llogari false në rrjetet sociale për të denigruar ish-të dashurën, arrestohet 40-vjeçari

Një 40-vjeçar në Tiranë ka rënë në prangat e Policisë pasi akuzohet se ka krijuar llogari false në rrjetet sociale me qëllim denigrimin e figurës së ish të dashurës së tij.

Sipas asaj që njofton Policia ish e dashura e të arrestuarit ka bërë kallëzim se në rrjete sociale krijoheshin llogari të ndryshme me emrin dhe me fotot e saj për një periudhë 7-mujore.

Ndërkohë 40-vjeçari, banues në Tiranë, akuzohet për veprat penale “Falsifikimi kompjuterik” dhe “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.