Krimi në familje godet sërish. Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë, ku një person ka vrarë gruan, dhe më pas ka qëlluar me armë zjarri veten.
Policia pasi ka shkuar në vendin e ngjarjes, kanë konstatuar në banesën e tyre në zonën e njohur si frutikulturë, të pa jetë shtetasit me inicialet Halil Lita dhe Dije Lita.
Menjëherë janë dërguar Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 5.
Nga hetimet paraprake është mësuar se Halil Lita ka qëlluar me armë zjarri automatike model 56 bashkëshorten e tij Dije L. dhe më pas ka qëlluar veten. Ndërkohë që nuk dihen ende motivet.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e arsyes së këtij krimi në familje.