Aktualitet Krim i rëndë në Lezhë, vriten nga ish-dhëndri babë e bir

Krim i rëndë në Lezhë, vriten nga ish-dhëndri babë e bir

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e kësaj të hëne në fshatin Grykë Zezë të Lezhës. Babë e bir raportohet se janë ekzekutuar në shtëpinë e tyre nga ish-dhëndri.

Viktimat janë Pieter Perjaku dhe Gent Perjaku. Ndërsa autor i dyshuar i ngjarjes është Besnik Pjetri.

Të dhënat janë paraprake, ndaj dhe rrethanat e ngjarjes nuk dihen ende.