Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tiranë. Dy motra, Kristina Bardhi dhe Zhaneta Metani, janë vrarë nga 59-vjeçari Përparim Ademi. 59-vjeçari është arrestuar brenda pak orësh nga Policia e Tiranws.
Policia në një njoftim për mediat sqaron se Ademi ka qëlluar me automatik dy motrat pas një konflikti që kishte pasur me njërën prej tyre. 59-vjeçari ishte i martuar me një grua tjetër me të cilën kishte dhe fëmijë, por prej vitesh kishte një lidhje jashtë martesore me Kristina Bardhin.
Pikërisht lidhja e tyre duket se është shkaku për këtë krim të rëndë. Ademi mësohet se ka debatuar me Bardhin, pasi kjo e fundit i kishte kërkuar që të ndahej.
59-vjeçari gjatë një konflikti të çastit ka vrarë bashkëjetuesen dhe motrën e saj, ka qëlluar drejt tyre disa herë me automatik duke i lënë të vdekura. Por Ademi dhe Bardhi kishin dy fëmijë, një vajzë dhe një djalë, 13 dhe 15 vjeç, të cilët kanë parë të gjithë krimin.