Aktualitet Krimi i rëndë në Roskovec, kjo është 30-vjeçarja me 3 fëmijë që...

Krimi i rëndë në Roskovec, kjo është 30-vjeçarja me 3 fëmijë që u vra sot nga babai i bashkëjetuesit të saj

Kjo që shihni në foto është Merushe Hazizi, 30-vjeçarja që u vra këtë të martë nga babai i bashkëjetuesit të saj në Roskovec.

Xhevahir Hoxha vrau me thikë bashkëjetuesen e djalit të tij, Merushe Hazizi e më pas u vetëvar.

Mësohet se Xhevahir Hoxha jetonte me bashkëshorten e tij në fshat, deri një javë më parë, kur në banesë ishte kthyer edhe djali i tij me bashkëjetuesen, Merushe Hazizin.

Media ka mundur të konfirmojë nga burime se djali i autorit, ishte divorcuar nga bashkëshortja e tij tre vite më parë, me të cilën kishte edhe një fëmijë, pikërisht për shkak të Merushes.

Lidhja intime e tyre çoi në prishjen e një familje por bëri edhe që Xhevahir Hoxha, t’i betohej djalit të tij që nëse merrte për nuse Merushen, ai do i vriste.

Ky konflikt bëri që tre vite më parë çifti i ri të largohej nga fshati dhe të jetonin në një shtëpi me qira në Fier