Ramazan Kuta dyshohet se është autori i ngjarjes së rëndë që ndodhi mesditën e kësaj të mërkure në Paskuqan, ku dyshohet se kanë humbur jetën 2 persona dhe janë plagosur 3 të tjerë.
Në vendin e ngjarjes, një e afërme e familjes së sulmuar nga ish-dhëndri i tyre është shprehur se ish-çifti kishin rreth 7 muaj të divorcuar. Po ashtu, ajo ka thënë se ata kanë një vajzë 4-muajshe.
Familjarja: Kanë 7 ose 8 muaj të divorcuar. Kanë një gocë 4-muajshe. Ai ishte… Në burg nuk e di a kishte qenë…
Ndërkohë, një e afërme tjetër e familjes ka deklaruar se autori i dyshuar ishte i dhunshëm e madje ka thënë se kishte probleme me shëndetin mendor.
A kanë pasur konflikte?
E afërmja: Kush çift? Ajo për atë konflikt erdhi te baba. Ishte i dhunshëm, ishte me të meta mendore. Goca ka qenë shumë e urtë, është gjynah me i rënë në qafë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Paskuqan ku ish-dhëndri ka sulmuar familjen e ish-gruas ku dyshohet se viktimë ka mbetur ish-gruaja e tij dhe ish-vjehrri.