Policia e Tiranës ka arrestuar Erdet Çapokun, vrasësin e kunatës së tij Enkeleda Çapoku.
Krimi i rëndë ndodhi mesnatën e së enjtes në zonën e Paskuqanit në kryeqytet.
30-vjeçarja u vra në sy vajzës dhe nënës së saj nga vëllai i bashkëshortit, pas një konflikti mes tyre.
34-vjeçari Erdet Çapoku goditi me sende të forta disa herë kunatën, duke i shkaktuar vdekjen për shkak të plagëve të rënda. Pas krimit të rëndë, i dyshuari u arratis, por u arrestua pas disa orësh nga blutë e kryeqytetit.
Nga burimet policore mësohet se Erdet Çapoku është kapur në zonën e Laprakës.