Cdo gje e perbashket i perket komunitetit te qytetareve. Kjo eshte pergjigja me e voliteshme ndaj kujtdo qe eshte mesuar te zaptoje ne bashkepronesi. Me shume se nje pohim logjik eshte nje definicion ligjor qe trajtohet qartazi ne legjislacion. Ky i fundit i vendos pikat mbi i dhe nuk ka cfare te diskutohet me tej, pavaresisht se mund te gjenden qindra justifikime. Por kane ndodhur dhe po ndodhin rendom raste te shumta e flagrante te pervetesimit te hapesirave publike apo ambjenteve te perbashketa, aqsa po behen burim konflikti brenda komunitetit.
Po sjell ne vemendje tri raste te para e jetuara nga afer, qe nuk jane as propagande e as demagogji. Se pari, neper tarracat e pallateve vihet re nje tendence e perhereshme e banoreve te katit te fundit per ta quajtur pronen e tyre ne shfrytezim (duke u perpjekur pa rreshtur edhe ta hipotekojne). Ne kemi hasur raste gjate punes se menaxhimit te ndertesave ne bashkepronesi qe te mos kemi as celsin per te shkuar ne tarrace, minimumi per te kontrolluar antenen e perbashket te banoreve. Por sigurisht per te bere edhe pastrim, per ta mirembajtur sheshpushimin dhe per tu kujdesur qe te mos demtohet nga fenomenet natyrore apo njerezore. Po cfare mund te besh kur aty eshte bere pishina apo shtesa pa leje?! Eshte perfolur per gjelberimin e tarracave dhe shfrytezimin nga komuniteti, por deri me sot ka pasur vetem sinjale. Asgje me shume.
Rasti i dyte eshte prirja per t’i mbyllur disa hapesira ne katet e para ose ne oborre dhe per t’i bere bodrume ose garazhde personale, ndonese ato jane hapesira te perbashketa ose publike. Nga organet kompentente nderhyhet vetem ne rast se denoncohen ne ndertim e siper, po kur perfundojne nuk i ngacmon askush, sepse kthehen ne probleme qe i zgjidh gjykata. Ujku eshte aty, por duhet te merresh me gjurmet, te cilat shuhen gjate rruges nga vet ujku dhe ndihmesit e tij.
Rastin e trete po e trajtojme disi me gjere, sepse perben ne vetvete nje skandal. Madje po perhapet si virus ky fenomen, sidomos neper pallatet apo komplekset e reja te banimit. Behet fjale per zaptimin e hapesirave publike ose te oborrit rrotull pallatit nga lokalet apo restorantet qe jane ne katet e para. Ne shume pallate kemi vene re qe banoret mezi kalojne kur hyjne ose dalin nga shkalla, sepse lokalet kane vendosur cadrat dhe karriket, ose me keq akoma e kane mbyllur me mur apo dru e plasmas. Me te drejte nje grua me tha nje dite: “Kemi frike te na vdesi njeri, se nuk kemi nga e nxjerrim arkivolin”. Eshte e frikeshme kjo situate, ne kufijte e skandalit. Banoret na drejtohen ne, cfare beni? Ne lajmerojme policine bashkiake, e cila gjate akt-kontrollit veren lejen e ndertimit dhe…nuk ke cfare t’i besh. Te gjithe ngrene supet!
Ne hapesirat e perbashketa duhet te mbizoteroje gjelberimi, aroma e luleve, stolat, lodrat e femijeve, koshat e vegjel te mbeturinave, ndricimi i bollshem, pastertia e rregulli. Por e gjithe kjo minohet nga mungesa e vullnetit administrativ te organeve kompentente, qe ne vend te ndihmojne komunitetin e banoreve per te shijuar jeten urbane, nxitet zhvillimi i biznesit dhe partneriteti i padrejte me te ne kurriz te hapesirave te lira.
E dini se ne vetvete shkelet ligji edhe nga vet organet ligjore? A mund te jepet leja e ndertimit ne bashkepronesi apo ne hapesiren publike rrotull pallatit pa marre firmen dhe dakordesine e shumices se banoreve? Ligji qartazi e njeh kete te drejte te komunitetit, i cili sot per sot po shperfillet ne vendim-marrje. Kjo e ben punen edhe me te veshtire te asambleve neper pallate, Kryesise dhe administratorit, i cili deshton ne llogaridhenie, sepse nuk ka asnje kompentence dhe nuk ndryshon dot asgje. Kambanat e alarmit per kete krim pa autore e pa ndeshkim nje dite do bien. Ne vertete sot jemi ne hall me kete fenomen, por nuk mund ta pranojme te behet cdo gje “rrumpalle”, sic e duan ata qe jane verbuar nga pasuria, por ne esence nuk kane asnje lidhje me qyteterimin dhe qytetarine.