Kryeministri Rama komentoi thirrjet e shpeshta të ambasadores amerikane Yuri Kim, sipas së cilës, partitë duhet të kenë kujdes me përzgjedhjen e kandidatëve për zgjedhjet e 25 prillit, në mënyrë që në lista mos ketë elementë të implikuar në krime të ndryshme.
Për Ramën, kjo është thjesht çështje zbatimi ligji.
“Ne kemi ligjin, zbatojmë ligjin. Përgjegjësia e kujtdo që gënjen në vetëdeklarim është përgjegjësi individuale jo partie.
Partitë nuk janë drejtori policie; verifikojnë në bazë të ligjit i kemi bërë verifikimet gjithmonë.
S’kemi ndërmend të ngremë salla torturash në selitë e partive nëse dikush fsheh diçka. Ne shohim dokumentacionin në dispozicion”, argumentoi Rama.