Pandemia ndryshoi edhe ritualet fetare që mbahen njëlloj prej mijëra vitesh. Mesha e Krishtlindjes kremtohet në mesnatë, por për shkak të masave kufizuese, besimtarët janë mbledhur në Katedralen e Shën Palit në Tiranë, në orën 18:00.
Për shkak të pandemisë dhe orës policore, në meshë ishin më pak besimtarë dhe të gjithë dhe të gjithë kanë respektuar masat anti-Covid.
Në mesazhin e këtij viti imzot Frendo u shpreh se edhe përse pandemia ka krijuar një situatë të pazakontë Krishtlindjes nuk i shuhet shkëlqimi.
Gjatë fjalës së tij George Frendo ndau dhe një moment personal me besimtarët, ku tregoi historinë për personin që kishte qëndruar në dhomë në spital, gjatë periudhës që ishte i infektuar me koronavirus.
“Isha në një dhomë bashkë me një burrë 78-vjec, jemi bërë shumë miq, një njeri shumë i thjeshtë, fliste për gruan që ai e donte pa masë, më tregoi fotografinë e saj, ende ishte shumë e bukur, por e paralizuar, por ai kujdesej duke e larë dhe duke gatuar është një shembull i asaj dashurie që nuk vjetërohet, fliste për fëmijët që i kishte rritur me shumë dashuri dhe sakrificë dhe ata në shumë mënyra vazhdojë të tregojnë dashurinë dhe mirënjohje. Krishtlindja është festa e familjes, fort e dashur. Rroftë Krishti, rroftë Jezuzi dhe me këtë gëzim ju uroj gëzuar Krishtlindjen”, tha Frendo.