Sport Kristjan Asllani debuton në Champions League, Inter rigjen fitoren

Kristjan Asllani debuton në Champions League, Inter rigjen fitoren

Inter i bën dy fitoret rresht duke i dhënë vazhdimësi sezonit pas disa luhatjeve të forta që mori mes kampionatit dhe Champions League.

Në transfertën çeke kundër Viktoria Plzen vendosën Dzeko dhe Dumffries me nga një gol për pjesë në një ndeshje qe Plzen e mbylli me 10 lojtarë.

Transfertë e lehtë për zikaltërit që grumbullojnë 3 pikët e para në grupin e “ferrit” ku bëjnë pjesë edhe Bayern e Barcelona, ndërsa për herë të parë këtë sezon Lautaro e nisi ndeshjen nga stoli. Në mbrojtje dha siguri Acerbi që debutoi me fanellën zikaltër ndërsa Dzeko u konfirmua njeriu i momentit.

Pas Armando Brojës, një javë më parë, edhe Kristjan Asllani ka debutuar në Champions League. Mesfushori shqiptar u aktivizua në minutën e 84-t.

Në ndeshjen tjetër të Champions League, Sportingu befasoi Tottenhmin e Contes, duke e mposhtur 2-0 (të dy golat u shënuan në minutat e fundit) dhe merr kryesimin e grupit me 6 pikë të plota.