Kryetari i gjigantit rus të naftës Lukoil, Ravil Maganov, ka vdekur pasi ra nga dritarja e një spitali në Moskë.
Mediat raportojnë se 67-vjeçari po trajtohej në Spitalin Qendror të qytetit dhe vdiq nga plagët e marra gjatë rënies.
Maganov është personaliteti i fundit nga një sërë drejtuesish biznesi të profilit të lartë që kanë vdekur në rrethana misterioze.
Menjëherë pasi Rusia pushtoi Ukrainën, Lukoil kompania e dytë më e madhe ruse e naftës bëri thirrje që lufta të përfundojë.
Në fillim të marsit, bordi i Lukoil bëri thirrje që konflikti në Ukrainë të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur, duke shprehur mbështetjen e tij për viktimat e tragjedisë.
Ravil Maganov mori detyrën si kryetar i bordit të Lukoil dy vjet më parë.
Në maj, një ish-menaxher i lartë në Lukoil, Alexander Subbotin, raportohet se vdiq po ashtu në rrethana misterizoe.