Sir Kim Darroch ka dhënë dorëheqjen si ambasador i Britanisë së Madhe në SHBA, pas publikimit të email-eve ku kritikonte administratën e Presidentit Trump.
Ambasadori u quajt “një djalë shumë budalla” nga Trump, pasi Darroch e konsideroi “të ngathët dhe të paaftë”.
Zyra e Jashtme konfirmoi vendimin e Sir Kim për të dhënës dorëheqjen të mërkurën.
Në kabllogramet që datojnë që nga viti 2007 deri në ditët e sotme, ambasadori Kim Darroch, thotë se administrata Trump është “e ngathët dhe e paaftë në diplomaci”.
Pavarësisht se hetimet e prokurorit të posaçëm Robert Mueller nuk gjeti prova bashkëpunimi midis ekipit zgjedhor të Trump dhe Rusisë, ambasadori Kim shkroi në kabllograme se “më e keqja nuk mund të përjashtohet”.