Politika Kriza e energjisë, Rama rrëzon propozimet e opozitës: Bëhet rrafsh arka e...

Kriza e energjisë, Rama rrëzon propozimet e opozitës: Bëhet rrafsh arka e shtetit

Kryeministri Edi Rama ka rrëzuar sot propozimet e opozitës lidhur me krizën e energjisë. Në një konferencë për mediat pas mbledhjes së qeverisë, Kryeministri tha se propozimet e opozitës, me ulje taksash dhe heqje TVSH-je bëjnë rrafsh arkën e shtetit.

“Se teoria ul këtu hiq aty ka një problem këto janë të gjitha para që ikin, e pastaj me çfarë do i bëj qeveria mbrojtjet? Nëse heqim të gjitha mundësitë financiare nga kontributet me çfarë? Se ne flasim për Gjermaninë e Francën e Italianë, bëni pak llogarinë sa paguajnë nga rrogat e tyre qytetarët atje për shtetin?

Në aspektin e instrumenteve të mbrojtjes ne jemi shumë të qartë ca do bëjmë kurse këto kërkesat bëje rrafsh arkën e shtetit se shihemi nesër janë atavizma të kohës së Sudes e Vehbiut, ne s’jemi partia e qeveria e Sudes dhe Vehbiut”, tha kreu i qeverisë.