Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan ka lëshuar një sulm të ashpër ndaj autoriteteve greke në lidhje me situatën e krijuar në kufi me emigrantët sirianë.
Lideri turk ka shkuar dhe më tej duke e krahasuar mënyrën e trajtimit të emigrantëve nga ana e Greqisë si naziste. “Nuk ka ndonjë ndryshim të madh mes asaj që nazistët bënë, me imazhet që vijnë nga kufiri grek”.
Erdogan përsëriti dhe njëherë qëndrimin e tij se nuk do të ndalojë më emigrantët sirianë të kalojnë drejt Evropës, duke e kërcënuar kontinentin e vjetër me një tjetër krizë refugjatësh.
Ditët e fundit, situata sureale raportohen nga kufiri mes Turqisë dhe Greqisë ku me mijëra emigrantë kanë mbetur të bllokuar pasi asnjë nga palët nuk i lejon të kalojnë kufirin apo të kthehen pas.