Kryeministri Edi Rama thotë se po shikon mundësinë për lejimin e hashashit për qëllime mjekësore.
“Atë hashashin me leje po e studiojmë, shtete të tjera e kanë bërë… Jemi shumë të avancuar, por akoma nuk jemi në kapitullin e fundit”, ka tha kryeministri në emisionin “Zonë e Lirë”.
Shefi i qeverisë tha gjithashtu se “të pasurit në këtë luftë, si në çdo tjetër të njerëzimit, duhet të japin jo të marrin”.
“Biznesi i madh nuk do dëmtohet nga fakti që s’do marri qiranë nga njerëzit që janë në pikë të hallit. Qiraja në të gjithë botën është e ardhur dytësore. Kush ka dy palë të ardhura, ky nuk është halli më i madh që ka qeveria”, ka thënë Rama.
Po nëse një nga këto biznese rrezikon falimentin? Rama përmendi rastin e Gjermanisë duke deklaruar se “do ta shikojmë atë, po qeveria gjermane ka ndaluar shpalljen e falimentit”.