Financat e shumicës së klubeve të futbollit kanë pësuar tronditje gjatë vitit 2020 për shkak të ndikimit të pandemisë së koronavirusit, që vazhdon të ndikojë negativisht edhe sot. Dëmi ka ardhur kryesisht nga mungesa e tifozëve në stadiume në të gjithë botën por edhe nga rishikimi i marrëveshjeve tregtare (rënia sponsorizimeve).
Edhe pse klubet më prestigjioze dhe më me emër vazhdojnë të zënë vendet e para në renditjet e të ardhurave vjetore, sezoni i kaluar, që ishte i paprecedent, pasqyron në mënyrë të përsosur efektet e COVID-19, veçanërisht në tremujorin e parë të vitit 2020, siç raportohet në detaje nga “Deloitte Football Money League”.
10 skuadrat me arkëtimet më të larta në botë:
Barcelona (715.1 milionë euro)
Barcelona vazhdon të udhëheqë renditjen e ekipeve me më shumë të ardhura në botë me 715.1 milionë euro. Sidoqoftë, në vitin 2020 të ardhurat e “blaugranave” kanë rënë me 125.7 milionë euro (15%), teksa vitin e kaluar arritën shifra rekord prej më shumë se 840 milionë euro.
Real Madrid (714.9 milionë euro)
Klubi “merengues” gjithashu nuk është kursyer nga pandemia e Koronavirusit. Rënie e të ardhurave te “Los Blancos” është 6%, duke qenë se në vitin 2019 ata arritën të arkëtonin 757.3 milionë euro.
Bayerni i Mynihut (634.1 milionë euro)
Ekipi gjerman është skuadra që ka qenë në gjendje t’i “rezistojë” më mirë shkatërrimit nga e COVI-19, pjesërisht falë suksesit të trefishtë gjatë sezonit të kaluar. Në 120 vjetorin e tij, të ardhurat e klubit ranë 4%, pra shkuan në 634.1 milionë euro krahasuar me 660.1 milionë arkëtime të një viti më parë.
Manchester United (580.4 milion euro)
Klubi i “Old Trafford” pësoi një rënie të ndjeshme të të ardhurave krahasuar me një sezon më parë, -19%. “Djajtë e Kuq” panë që fitimet e tyre vjetore të zbrisnin nga 711.5 milionë euro në vitin 2019 në 580.4 milionë në 2020-ën.
Liverpool (558.6 milionë euro)
Kampionët e Premier League-s për sezonin 2019-2020, u kthyen në top 5 të ekipeve me më shumë të ardhura me një total prej 558.6 milionë eurosh, megjithëse pësuan një rënie prej 8%, duke qenë se në vitin 2019 ata arkëtuan 604.7 milionë euro.
Manchester City (549.2 milionë euro)
Ciy i Pep Guardiolës kishte një rënie prej 11% në të ardhurat totale (549.2 milionë euro), krahasuar me 610.6 milionë të vitit 2019.
Paris Saint-Germain (540.6 milionë euro)
Në sezonin 2019-2020, PSG e festoi 50-vjetorin e themelimit me një nga fushatat më të suksesshme, pavarësisht nga fakti se nuk arriti të fitonte Championsin. Lidhur me të ardhurat totale, klubi parizien pësoi një rënie prej 15%, duke arkëtuar 540.6 milionë euro kur një vit më parë kjo shifër ishte 635.9 milionë (2019).
Chelsea (469.7 milionë euro)
Klubi i Roman Abramovichit nuk kishte një humbje shumë të ndjeshme të të ardhurave. Për vitin 2020 arkëtoi, 469.7 milionë euro ose 9% më pak se në vitin 2019 (513.1 milionë euro)
Tottenham Hotspur (445.7 milionë euro)
Një tjetër ekip i Premier League-s shfaqet në Top 10. Tottenhamit, që sapo hapi stadiumin e ri në Londër, iu ulën të ardhurat me 9%. Shifra e të ardhurave ra nga 513.1 milionë euro në vitin 2019 në 469.7 milionë një vit më pas.
Juventus (397.9 milionë euro)
I vetmi klub italian në top 10, Juventusi, edhe pse ka në përbërje yllin portugez, Cristiano Ronaldo, nuk mundi ta shmangte krizën e pandemisë së koronavirusit. “Zonjës së Vjetër”, gjatë vitit 2020 i ranë të ardhurat me 13% krahasuar me vitin 2019, duke arkëtuat në total 397.9 milionë euro.