Politika Kriza politike/ Ambasadori i BE: Dialogu të nisë nga reforma zgjedhore

Kriza politike/ Ambasadori i BE: Dialogu të nisë nga reforma zgjedhore

Pas nënshkrimit të Marrëveshjes Financiare IPA 2018 mes Shqipërisë dhe Komisionit Evropian, ku 42 milionë euro jepen për reformën në drejtësi, ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca ka folur për krizën politike, reformën në drejtësi dhe negociatat.

“Unë mendoj se Shqipëria është gati për të hapur negociatat. Qytetarët kanë shpresë te reforma në drejtësi dhe ajo vjen në një moment të rëndësishëm. Ne presim që Shqipëria të kthehet në familjen që ka qenë gjithnjë pjesë. Duhet të vazhdojnë kontaktet mes Qeverisë shqiptare dhe aktorëve dhe marrëveshja (e firmosur sot) tregon angazhimin e BE-së ndaj Shqipërisë”, tha Soreca.

“Në tetor shpresoj të japim një përgjigje pozitive lidhur me negociatat”, shtoi ambasadori.

Ai theksoi se BE ka kërkuar nga partitë politike që të bashkohen në dialog dhe se dialogu duhet të nisë nga disa specifike siç është reforma zgjedhore.

“Gjithë politikanët duhet të përfshihen në dialog për të çuar në hapje negociatash. Shumica e qytetarëve kanë dëshirë të integrohen në BE”, u shpreh Soreca.