Sport Krizë e paprecedentë dëmtimesh te Juventus, Motta pa Vlahovic kundër Milan dhe...

Krizë e paprecedentë dëmtimesh te Juventus, Motta pa Vlahovic kundër Milan dhe Aston Villa-s

Lista e dëmtimeve po zgjatet dhe lajmet janë pothuajse gjithmonë të këqija. Pas dëmtimit të Cabal, që ka lënë mbrojtjen në minimum, Juventus dot të paraqitet në ndeshjen e madhe të së shtunës kundër Milanit në “San Siro” pa sulmues. Llogaritë janë të thjeshta: Nico Gonzalez ende nuk është rikuperuar, Milik është zhdukur nga skena, ndërsa Vlahovic, i cili doli nga loja për shkak të një problemi në muskujt fleksorë gjatë ndeshjes së Serbisë kundër Danimarkës, ka humbur përballjet ndaj Milan dhe Aston Villa-s në Champions gjatë mesjavës.

Me pak fjalë, kjo do të thotë se Thiago Motta do të ketë në dispozicion për rolin e qendërsulmuesit vetëm dy lojtarë “të përshtatur” si Yildiz dhe Weah. Jo zgjidhja ideale për një ndeshje që ka rëndësi nga çdo këndvështrim.

CILAT JANË ALTERNATIVAT?

Kështu që, duket e domosdoshme të mendohet për zgjidhje alternative. Yildiz dhe Weah tashmë kanë luajtur si “9 fallso” gjatë ndeshjeve, por vetëm për disa momente dhe në kushte specifike. Fillimi i një ndeshjeje në këtë pozicion është një gjë krejtësisht tjetër, edhe pse duhet thënë se Motta është mësuar të luajë me një qendërsulmues që tërhiqet për të favorizuar depërtimet e mesfushorëve. Në këtë aspekt, ndoshta të dy këta lojtarë janë madje më të mirë se Vlahovic. Megjithatë, kur të duhet të mbushësh zonën me centimetra dhe fuqi fizike, turku dhe amerikani mund të hasin më shumë vështirësi.

ALARMI CHAMPIONS…

Nëse problemi do të ishte vetëm për transfertën në “San Siro”, mund të thuhet se ai do të ishte disi i menaxhueshëm. Problemi është se javën tjetër rikthehet Liga e Kampionëve dhe përballja kundër Aston Villa-s ka një rëndësi të jashtëzakonshme. Nuk është thjesht një etapë e një udhëtimi ende të gjatë (si në kampionat), por ndoshta ndeshja më e rëndësishme e kalendarit të Juventusit, ajo që do të ndihmojë për të kuptuar nëse bardhezinjtë mund të shpresojnë të hyjnë në tetëshen më të mirë apo jo. Pra, kjo situatë dëmtimesh e vendos Juventusin në një situatë emergjente me pak precedentë.