Extra Krizë në çiftin Ronaldo-Georgina?!

Krizë në çiftin Ronaldo-Georgina?!

Që prej vjeshtës së vitit 2016 Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez janë bashkë, marrëdhënie që e kurorëzuan edhe me lindjes e vajzës së tyre Alana Martina.

Para disa kohësh u mësua se portugezi i kishte dhuruar një unazë fejese modeles, unazë me vlerë 700 mijë euro dhe pritej që nga dita në ditë të kishte një datë për dasmën e tyre. Një gjë e tillë duket se nuk do të ndodhë.

Georgina prej disa ditësh e ka hequr nga dora e majtë unazën  e fejesës dhe në gjyqin që u zhvillua në Spanjë, aty ku sulmuesi i Juventusit pranoi akuzat për evazion fiskal, argjentinasja nuk e kishte në gisht unazën e saj.

Ky fakt ka bërë që media portugeze Correio de Manha të krijojë një hipotezë se çifti është në krizë. Si për t’i ardhur në ndihmë këtij fakti ishte edhe dita e shtunë, aty ku Ronaldo ishte në Romë për ndeshjen kundër Lazios, ditë që përkoi me ditëlindjen e të dashurës së tij.

Ndryshe nga herët e tjera modelja nuk ishte në stadium në mbështetje të 33-vjeçarit, por preferoi të udhëtojë në vendlindje, në Buenos Aires, atje ku kaloi e vetme ditëlindjen e saj të 25-të.

Këtë e tregoi edhe me një foto në Instagram, ku u shfaq e veshur tërësisht në të zeza, fakt të cilin e kanë lidhur me gjendjen e saj shpirtërore.

Ndërkohë që Ronaldo e uroi me një foto të tyren në Instagram, por që nuk mori asnjë përgjigje publike nga ana e Georginas.

 

View this post on Instagram

 

Felicidades a la mujer más maravillosa que Dios pudo poner en mi camino ❤

A post shared by Cristiano Ronaldo (@cristiano) on

Dy fakte të reja rreth jetës së çiftit më të famshëm në futboll, që duket se na thonë që këtë vit nuk do ketë dasmë.