Pas 120 minutash loje dhe 11-metërshave, Kroacia ka arritur t’i rrëmbejë biletën e çerekfinales së Botërorit Japonisë, pasi koha e rregullt ishte mbyllur në barazim 1-1.
Ndeshja nisi me një dominim të lehtë të Japonisë dhe në fundin e pjesës së parë, Maeda kaloi kombëtaren aziatike në avantazh.
Ndërkohë, 10 minuta pas nisjes së pjesës së dytë, Perisic shënoi për Kroacinë duke barazuar rezultatin, i cili mbeti i pandryshuar deri në minutën e 120 dhe u nevojitën penalltitë për të caktuar fituesin. Japonezët gabuan 3 penallti dhe mbetën jashtë Botërorit, ndërsa portieri Livakovic bëhet kështu heroi i kroatëve.
Tashmë, Kroacia pret të mësojë kundërshtarin nga fituesi i çiftit Brazil-Koreja e Jugut, ndeshja e cila nis në orën 20:00.