Kroacia po mban sot zgjedhjet presidenciale.
Janë 11 kandidatë që marrin pjesë nga të cilët 3 janë më favoritë për t’u zgjedhur, Presidentja Kolinda Grabar-Kitarovic e qendrës së djathtë të Unionit Demokratik Kroat, Zoran Milanoviç i Partisë Social-Demokratike (SDP) e qendrës së majtë dhe Miroslav Skoro, një këngëtar popullor i mbështetur nga partitë e krahut të djathtë.
Të tre kandidatët parashikohet të fitojnë midis 23 dhe 25 përqind të votave.
Një kandidat duhet të fitojë një shumicë absolute për t’u shpallur fitues i hapur.
Nëse asnjë pretendent nuk fiton me 50 përqind, dy kandidatët e parë do të përparojnë në balotazhin e 5 janarit.