Real Madrid fitoi Champions Leaguen, në finalen ndaj Liverpool, me rezultatin 1-0 në Paris në Stade de France, falë golit të Vinicius Jr. Në pjesën e parë të saj ndeshja u dominua nga “The Reds” dhe vetëm pas minutën se 59’ Reali filloi të merrte situatën në kontroll.
Pas kësaj finaleje Toni Kroos është përballur me një moment aspak të këndshëm në intervistat e dhëna pas ndeshjes. 32-vjeçari u pyet nga “German TV” nëse ishte i habitur që ndeshja u dominua nga Liverpool.
“Kishe 90 minuta kohë për të menduar pyetje të zgjuara dhe në fund më bën pyetje idiote. E pabesueshme! Sigurisht që mund të ndodhë ta shikosh veten në vështirësi ndaj një ekipi si Liverpool, çfarë dreq pyetje është kjo? Nuk luajtëm ndeshje grupi, luajtëm finalen e Champions League”, tha Kroos.
Më tej, gazetari vijoi duke i kujtuar mesfushorit që Real Madrid ka qenë disa herë në prag eliminimi në këtë turne.
Në këtë moment, Kroos mbuloi fytyrën me duar dhe u largua duke qeshur me ironi.