Një 16-vjeçar hodhi spraj gjatë orës së mësimit këtë të martë në një gjimnaz të Krujës. Për pasojë disa prej nxënësve u ndjenë keq dhe përfunduan në spital, për ndihmë mjekësore.
Policia njoftoi se 16-vjeçari së bashku me një tjetër 17-vjeçar janë shoqëruar në komisariat.
“Më datë 12.09.2023, në një gjimnaz në Krujë, një nxënës 16 vjeç ka hedhur në klasë, gjatë procesit mësimor, një sprajt me përmbajtje piperi, i cili si pasojë ka krijuar shqetësime te disa nxënës të klasës. Nxënësit po marrin ndihmën mjekësore në spitalin rajonal Krujë, ndërsa autori i dyshuar, së bashku me një 17-vjeçar, janë shoqëruar në komisariat, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në një njoftim të policisë.