Aktualitet Krujë, burri vret me thikë gruan. Më pas, tenton vetëvrasjen

Krujë, burri vret me thikë gruan. Më pas, tenton vetëvrasjen

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Bubq të Krujës.

51-vjeçari Artan Ismalaja ka vrarë me thikë gruan e tij 45-vjeçare, Klarita Ismalaja, brenda në makinë. Më pas, ka tentuar të vrasë edhe veten, por nuk ia ka arritur qëllimit.

Njoftimi i policisë:

Më datë 05.07.2021, në orën 10:45, në Bubq, Krujë, në afërsi të një magazine, brenda mjetit tip “Ford” në pronësi të tij, dyshohet se shtetasi A. I., 51 vjeç, banues në Krujë, ka goditur me mjet prerës (thikë), bashkëshorten e tij, shtetasen K. I., 45 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë. Më pas shtetasi A. I. ka tentuar të dëmtojë edhe veten me mjet prerës (thikë) dhe është transportuar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.