“Talebanët do të vijnë për njerëz unë dhe do të më vrasin. Jam ulur këtu duke pritur që ata të vijnë. Nuk ka asnjë njeri që të më ndihmojë mua apo familjarë të mi. Nuk mund ta braktis familjen time. Dhe megjithatë ku do të shkoja?”. Kjo është dëshmia dramatike dhënë për New York Times nga Zarifa Ghafari, 27 vjeç, kryebashkiakja më e re Afganistanit, në provicën e Maidan Wardak, gjithnjë në linjë të parë për mbrojtjen e të drejtave të grave.
E zgjedhur kryebashkiake në 2018 nga presidenti Ashraf Ghani, Ghafari është njëra ndër të paktat gra që ka mbulur një rol qeverisës në qytetin shumë konservator të Maidan Shar. “Jam e shkatërruar. Nuk di se kujt t’i besoj. Por nuk do të ndaloj tani, edhe nëse do të vijnë sërish të më kërkojnë. Nuk kam frikë të vdes”, deklaroi ajo.
Talibanët pas 20 vite lufte kanë arritur ta pushtojnë Afganistanin duke marrë kontroll të plotë mbi të. Kjo ndodhi pikërisht dy javë para se SHBA të përfundonte tërheqjen e trupave.